Po ngarkohet përmbajtja...
Ju lutem prisni një moment.
Po ngarkohet përmbajtja...
Ju lutem prisni një moment.
Jemi gjithmonë në kërkim të teknikëve të përkushtuar dhe me përvojë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ne vlerësojmë punën cilësore, korrektësinë dhe profesionalizmin.
Mundësi për punësim të rregullt ose bashkëpunim me bazë ndërhyrjesh, sipas disponueshmërisë dhe ekspertizës suaj.
Ne koordinojmë kërkesat e shërbimeve me saktësi, duke ju lënë juve të fokusuar në cilësinë e ekzekutimit teknik.
Mirëpresim aplikime nga të gjitha qytetet dhe zonat. Ju specifikoni territorin ku keni mundësi të kryeni shërbime.
Nëse keni përvojë praktike në njërën nga këto fusha, plotësoni formularin dhe ekipi ynë do t'ju kontaktojë.
Riparime dhe instalime hidrosanitare, rrjete uji, shkarkime, rakorderi dhe riparim defektesh emergjente.
Instalime elektrike, ndërrim dhe rregullim kuadrash, automatë, linja të reja dhe ndriçim rezidencial e tregtar.
Montim, çmontim, pastrim dhe mirëmbajtje periodike, mbushje me gaz dhe diagnostikim të sistemeve HVAC.
Riparim lavatriçe, frigoriferë, soba, furra, tharëse dhe pajisje kryesore të shtëpisë.
Shërbime profesionale patinimi, përgatitje muresh dhe lyerje ambientesh të brendshme e të jashtme.
Montim dhe çmontim mobiliesh, rafte, dyer, pajisje të brendshme dhe punime teknike mekanike.
Plotësoni të dhënat tuaja brenda pak minutash. Nuk kërkohet domosdoshmërisht CV formale; mjafton të përshkruani me korrektësi punët dhe përvojën tuaj.